Një shpërthim tjetër po raportohet se ka ndodhur sonte rreth orës 21:00, në lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicën Veriore.
Policia e Kosovës dhe disa vetura të EULEX-it kanë dal në vendin e ngjarjes, raporton teve1, transmeton Demokracia.com.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe se si ka ndodhur shpërthimi.
Po ashtu, gjatë mbrëmjes së djeshme janë regjistruar disa shpërthime në pjesën veriore të Mitrovicës, respektivisht janë sulmuar zyrat e KQZ-së atje. /Demokracia.com/