Lajme
Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjet vetura për herë të dytë
Demokracia
15:41 | 07 Tetor 2022

Share:

Një veturë është djegur brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, duke shkaktuar edhe shtëllunga tymi të mëdha.

Burimet bëjnë me dije se vetura e djegur është e zyrtarit të auditimit të QKUK’së, Musa Vitija.

Ky është rasti i dytë që atij i digjet vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit.

Rastin e ka konfirmuar edhe SHSKUK.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij  private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së. ShSKUK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme