Lajme
LAJMI I FUNDIT | Dardan Molliqaj dërgohet në paraburgim për 48 orë, policia jep detaje
Demokracia
22:18 | 01 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sonte është arrestuar Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.

“Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari; M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022. Arrestimi i dytë u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin; D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022”, thekson policia në njoftim, transmeton Demokracia.com.

Sipas këtij njoftimi, policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në fund të njoftimit. /Demokracia.com/

VIDEO | Kur Albin Kurti i sulmonte me sprej policët në Kuvendin e Kosovës

Të ngjashme