Lajme
Dardan Molliqaj dërgohet në paraburgim për 48 orë
Demokracia
17:56 | 16 Korrik 2021

Share:

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po mbahet në paraburgim për 48 orë, pas aksionit të sotëm tek objekti i “Rilindjes”.

Kjo është bërë e ditur nga aktivistja e kësaj partie, Teutë Rrusta, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Dardan Molliqaj vazhdon të mbahet në paraburgim me urdhër të policisë për 48 orë për aksionin e sotëm kundër zhvatjes që po bën qeveria”, ka thënë ajo.

https://www.facebook.com/teute.rrusta/posts/10224916345031270

Ndërkohë, më herët, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi për Demokracia.com tha se disa prej aktivistëve janë liruar.

Ndryshe, policia arrestoi sot disa anëtarë të PSD-së, pas një aksioni kundër tarifës së vendosur për regjistrimin e automjeteve./Demokracia.com/

Të ngjashme