Pas zhvillimit të seancës së parë stërvitore, Kosova është duke e mbajtur një konferencë për shtyp.
Në këtë konferencë për shtyp janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Valon Berisha, raporton Demokracia.com.
Amir Rrahmani ka munguar në seancën e sotme stërvitore.
https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/282332613269336/?__cft__[0]=AZU75uhuY_FuxczmAyhCIJcu8UZy7qhvpjYUkeMC587qPHogJy4O8xLE59rqiBT0hIQUDs8nhanIJtOTccjVHG9vBuQBA-jezLxY4Po5-xY8jXctKtu9Sb2HAt_R2WN3s-14gXxia7z2mMf423N2jTjZDHbBKNyxAoMh2Z1WhycDyTiwamPx9Frxr26hhp4A1kg&__tn__=%2CO%2CP-R
Ndërkaq, i pyetur nga gazetari i Demokracia.com, Bernard Challandes nuk pret që Rrahmani të luajë nesër.
“Nuk është e mundur që ai të luajë në ndeshjen e radhës. Ka pak gjasa edhe për dy ndeshjet e tjera”, ka thënë Challandes.
“Për mua Amiri është shumë i rëndësishëm. Ta shohim gjendjen e tij, por nesër nuk do të luajë”, shtoi ai. /Demokracia.com