Lajme
LAJMI I FUNDIT| Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin
Demokracia
17:23 | 17 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pasi që dyshohet për bombë.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Administrata (e Universitetit) e ka pranuar një e-mail anonim për një bombë, prandaj policia e kanë rrethuar objektin”, ka thënë Sahiti për Demokracia.com.

Ai ka shtuar se nuk e dinë se prej kujt ka ardhur ky kërcënim.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim…

 

 

 

Të ngjashme