Lajme
LAJMI I FUNDIT| Aksioni i Policisë dhe Doganës në “HIB Petrol”
Demokracia
21:17 | 18 Mars 2022

Share:

Sonte u raportuar se Policia e Kosovës dhe Dogana janë duke kryer një aksion në HIB Petrol, pas dyshimeve për shmangie tatimore.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë dhe Doganën, por të njëjtit nuk kanë pasur përgjigje lidhur me këtë rast.

Sipas raportimeve të Insajderit, deri më tani janë arrestuar tre persona lidhur me këtë rast.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga autoritetet e sigurisë rreth kësaj çështje.

Reagon HIB Petrol: Jemi palë e dëmtuar, kjo është e vërteta

Të ngjashme