Lajme
LAJMI I FUNDIT| Aksident mes tri veturave në Badovc
Demokracia
20:58 | 04 Janar 2023

Share:

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht nga Kishnica në Badovc.

Si pasojë e aksidentit mes tri veturave, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

 

Të ngjashme