Sport
A do luajë Juventusi në Champions edicionin e ri? – UEFA merr vendimin
Demokracia
19:11 | 15 Qershor 2021

Share:

UEFA ka marrë vendim për të mos e përjashtuar Juventusin nga Liga e Kampionëve edicionin tjetër.

Sipas asaj që raporton “ANSA” thuhet se “Zonja e Vjetër” i ka shpëtuar dënimit të rëndë nga UEFA për përjashtim, për shkak të Superligës Evropiane, shkruan Demokracia.com.

Presidenti i shtëpisë numër një të futbollit në Evropë, UEFA-s kishte deklaruar se Juventusi do të përjashtohet, por vendimi tashmë duket se është në favor të “Bianconerit”.

Juventusi së bashku me Barcelonën e Real Madridin kanë mbetur tri klubet e vetme themeluese të Superligës Evropiane e cila u kundërshtua ashpër nga UEFA dhe FIFA. /Demokracia.com

Të ngjashme