Lajme
​Plagoset me armë zjarri një person derisa peshkonte në lumin Ibër
Demokracia
12:06 | 13 Qershor 2021

Share:

Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, ndërsa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër.

Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje. KosovaPressi ka provuar të marrë një prononcim zyrtar rreth kësaj ngjarje, por pa sukses.

Derisa zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut ka thënë se ngjarja ka ndodhur në jug dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në përgjegjësitë e zonës së jugut, kolegu i tij nga jugu e ka thënë të kundërtën.

Të ngjashme