Lajme
Lajmëruan se do ta mbyllin ambasadën, norvegjezët e shesin veturën, nis me këtë çmim
Demokracia
14:30 | 20 Tetor 2022

Share:

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë e ka nxjerrë një shitje një veturë diplomatike, të tipit Volvo.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se oferta më e ulët për blerjen e kësaj veture duhet të jetë 15 mijë euro.

Aty janë dhënë edhe specifika për këtë veturë. Viti i prodhimit është 2016, derisa afati i fundit për pranimin e ofertave është 4 nëntor, në orën 12:00.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë.

Të ngjashme