Një burrë nga Ukraina, i cili mbijetoi mrekullisht pasi u godit nga një tank gjatë vozitjes në një makinë, tha se planifikon të bashkohet me ushtrinë dhe të mbrojë vendin sapo të shërohet.
Nga shtrati i tij në spital, burri përshkroi me detaje ngjarjen e tmerrshme.
“Nuk kishte makina të tjera në rrugë. Autoblinda u fut papritur në korsinë time dhe më goditi. Më pas filloi të kthehej mbrapa. Është mirë që isha vetëm në makinë”, tha ai për Radio Liberty.
“Po sikur të kishte fëmijë brenda? Është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të kishte ndodhur”, pyet ai.
Fatmirësisht kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë.
“Këmba e majtë më ishte ngecur. Më ishin thyer krahu dhe këmba e majtë. Ata thirrën një ambulancë që më dërgoi në spital”, shpjegoi ai.
Kujtojmë, në media fillimisht u përhap lajmi se burri në fjalë u godit nga një tank rus. Meqenëse pamjet e tankeve dhe automjeteve të blinduara ruse vinin nga e njëjta lagje në të njëjtën kohë, supozohej se ky ishte gjithashtu një automjet ushtarak rus që hyri në qytet, por më vonë dolën pretendime se në të vërtetë ishte një tank ukrainas.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se kush ishte tanku përgjegjës për këtë rast.
Shocking moment a Russian tank crushes a car in Kyiv… but the driver miraculously survives.
Footage has emerged of a Russian tank driving over a car in Ukraine, while the driver was still at the wheel.
Subscribe to the GB News YouTube channel: https://t.co/gx4btIcPZF pic.twitter.com/yx1jXmxXnz
— GB News (@GBNEWS) February 25, 2022