Lajme
Lajmërohet Rozeta Hajdari, bën thirrje të hetohet Klan Kosova dhe disa zyrtarë të ARBK-së
Demokracia
20:59 | 28 Korrik 2023

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrisë që udhëheq për pezullim certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ajo ka thënë se fakti që Klan Kosova është media nuk amnistohet nga shkeljet që pretendohen.

Hajdari në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se bizneset janë të obliguara t’i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë. Për më tepër, ajo thotë se sado i fuqishëm të jetë ekonomikisht apo politikisht biznesi nuk mund të amnistohet nga shkeljet ligjore.

“Fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht.Për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar”, ka shkruar ajo.

Hajdari në fund i ka bërë thirrje organeve për ta hetuar Klan Kosovën dhe disa zyrtarë të ARBK-së.

Postimi i plotë:

Çdo biznes me veprimtari në Republikën e Kosovës, e ka për obligim që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë.

Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e vendosur për të mbrojtur rendin dhe ligjin në çdo rast brenda fushëveprimit të saj, pa përjashtim e pa diskriminim.

Fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht.

Për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar.

I ftoj Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për të hetuar, deri në fund, shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij biznesi, si dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK, për të cilat shkelje ligjore kjo Ministri ka parashtruar kallëzim penal para disa javësh.

Të ngjashme