Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një tjetër lajm të mirë para ndeshjes kualifikuese për Botëror ndaj Anglisë.
Declan Rice është mungesa e radhës për trajnerin, Gareth Southgate ndaj Shqipërisë, shkruan Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur nga federata angleze përmes një komunikate.
“Duke qenë se nuk ka mundur të stërvitet këto ditë për shkak të sëmundjes, Rice është kthyer në West Ham United dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Asnjë shtesë në skuadër nuk është planifikuar për momentin. Mason Mount dhe Luke Shaë vazhdojnë të monitorohen pas problemeve që kishin”, shkruan Federata e Anglisë.
Anglia dhe Shqipëria takohen të shtunën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Wembley”. /Demokracia.com