Sport
Lajme të mira për Milanin, rikthehen nga lëndimi dy yjet e skuadrës
Demokracia
22:43 | 09 Prill 2021

Share:

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka nisur të marrë lajme të mira nga infermieria, transmeton Demokracia.com.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao u kthye një ditë më parë në stërvitje, ndërsa sot me grupin janë stërvitur edhe Brahim Diaz me Mario Mandzukiq, të cilët duket se i kanë hedhur pas krahëve lëndimet.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin, i cili ngadalë po rikuperon të gjithë skuadrën pasi edhe Romangioli vijon të jetë pjesë e grupit për pjesën atletike pas shqetësimit në pulpë që e mbajti larg fushave për më tepër se një muaj.

Pas operacionit në gju, Davide Calabria është i vetmi kuqezi që vijon të stërvitet veçmas, por edhe rikthimi i tij nuk duket i largët. /Demokracia.com

Të ngjashme