Sport
Lajme të këqija për Barcelonën, Fati pritet të mungojë rreth dy muaj
Demokracia
15:44 | 25 Janar 2022

Share:

Lojtari i Barcelonës, Ansu Fati është i dëmtuar dhe pritet të mungojë disa muaj. Nga ky dëmtim është i nevojshëm që sulmuesi të operohet, por ky i fundit nuk e dëshiron diçka të tillë.

Sipas “Mundo Deportivo”, 19-vjeçari nuk dëshiron që t’i nënshtrohet sërish operacionit dhe konsideron se alternativa më e mirë është të kryejë një trajtim konservativ për të trajtuar dëmtimin e muskujve në këmbën e majtë.

Talenti i Barcelonës do të duhet të ndalojë për të paktën dy muaj për t’u rikuperuar nga problemi. /Demokracia.com

Të ngjashme