Sport
Lajme pozitive nga infermieria, Interi pritet të ketë të gatshëm për fundjavë yllin e skuadrës
Demokracia
14:12 | 23 Shkurt 2022

Share:

Të premten Interi do të përballet me Genoan dhe në një moment si ky do të ketë nevojë për të gjithë lojtarët e tij.

Të shumtë janë ata që mezi presin rikthimin e Hoakin Correas, sidomos për gjendjen në të cilën është sulmi, por për argjentinasin ka ende dyshime.

Nuk përjashtohet prania e “Tuku”-t për këtë sfidë, por në rast të kundërt, stafi mjekësor ka dhënë dritën jeshile për derbin e Kupës së Italisë të martën.

Një tjetër rikthim pritet të jetë ai i Robin Gosensit, blerjes së merkatos së janarit që ende nuk ka debutuar me zikaltrit. Anësori i majtë është stërvitur me grupin gjatë këtyre ditëve dhe pret grumbullimin për sfidën me Genoan, një thirrje që më shumë se për debutimin, do i shërbejë për të ndjerë atmosferën e grupit.

Edhe Matias Vesino ka lënë pas shqetësimin në gju dhe është bërë pjesë e stërvitjeve në grup, duke u bërë kështu një armë më shumë për mesfushën e Interit. /Demokracia.com

Të ngjashme