Lajme
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Demokracia
08:25 | 28 Shkurt 2024

Share:

Kërcënohet djali i Donald Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump Jr, djali i madh i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka marrë një kërcënim për jetën, pasi një zarf me pluhur të bardhë u dërgua në shtëpinë e tij. Rezulatet e substancës që gjendej në zarf ishin të paqarta, por zyrtarët besojnë se nuk ishte vdekjeprurëse.

Kjo është hera e dytë që ndodh një incident i tillë për Donald Trump Jr, pasi në vitin 2018, ish-bashkëshortja e tij u dërgua në spital, pasi hapi një zarf të ngjashëm, i cili përmbante po ashtu një pluhur të bardhë.

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Policia ruse ka arrestuar Vasily Dubkov, ish-avokatin e opozitarit të ndjerë, Alexei Navalny. Akuzat ende nuk janë bërë të ditura, megjithatë mund të lidhen me faktin që avokati shoqëroi nënën e Navalny-t në rrugëtimin e saj për të kërkuar trupin e djalit të ndjerë.

Navalny ndërroi jetë në burgun “Ujku Polar”, në rrethana të paqarta dhe misterioze. Ende nuk është njoftuar shkaku i vdekjes së tij, ndërsa edhe më parë, janë arrestuar 3 ish-avokatë të tjerë të Navalny-t: Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster për ekstremizëm. Ata janë burgosur në nëntor të vitit 2023.

Izraeli nuk tërhiqet nga plani dhe thotë se ka zbuluar një rrjet nëntokësor ku fshihet Hamasi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka zbuluar një tjetër rrjet nëntokësor, të cilët i cilëson si “tunelet e terrorit”. Sipas tyre, këto tunele lidhin veriun dhe jugun e Gazës dhe se atje fshihen anëtarë të Hamasit dhe kalojnë luftëtarë dhe armë.

Izraeli vijon me planin për të pushtuar të gjithë territorin e Gazës, duke përfshirë edhe Rafah, vendin ku strehohen rreth 1.4 milionë palestinezë, të shpërngulur nga shtëpitë e tyre në zona të ndryshme të Gazës.

Hezbollah sulmon Izraelin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka deklaruar se ka lëshuar disa raketa ndaj një baze izraelite, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës që kishte kryer Izraeli në lindje të Libanit. Hezbollah është një grup i cilësuar si terrorist dhe është aleat i Hamasit. Shpeshherë, anëtarët e Hezbollah kanë shkëmbyer sulme me ushtrinë izraelite.

Ndërkohë, Izraeli ka shënjestruar objekte të ndryshme të Hezbollahut në afërsi të Balbekut, duke vrarë 2 luftëtarë të grupimit.

Të ngjashme