Lajme
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Demokracia
08:20 | 27 Shkurt 2024

Share:

Gjermani/ Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen njerëzit në Berlin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Berlin është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore, e cila peshonte 250 kg. Bomba u gjet ndërsa kryheshin punime ndërtimore në lagjen “Schmargendorf”. Edhe pse nuk përbënte rrezik të menjëhershëm, banorët u evakuan.

Rreth 7,500 njerëz që jetojnë në atë zonë u larguan, ndërsa u bë me dije se bomba u hoq nga vendndodhja.Hungaria miraton anëtarsimin e Suedisë në NATO

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Parlamenti i Hungarisë ka votuar pro projektligjit që mundëson anëtarësimin e Suedisë në NATO. Hungaria ishte i vetmi vend i cili kishte penguar anëtarësimin e Suedisë dhe pas presioneve të vazhdueshme me të cilat është përballur qeveria e Viktor Orban, më në fund, parlamenti votoi.

Me 188 vota pro dhe 6 kundër, anëtarët e parlamentit ratifikuan marrëveshjen për pranimin e Suedisë. Ky vendim erdhi disa ditë pasi kryeministri suedez, Ulf Kristersson vizitoi Budapestin dhe nënshkroi marrëveshjen e armëve me homologun e tij, Viktor Orban.

Lufta në Gaza/ Izraeli dhe Hamasi zhvillojnë bisedimet për armëpushim

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zyrtarët e Izraelit kanë nisur bisedimet me Ismail Haniyeh, shefin e Hamasit, përnes ndërmjetësit në Katar. Ata kanë takuar më vete ndërmjetësit për të biseduar për një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi pengjesh.

Më parë, të dyja palët janë munduar të mos e pranojnë idenë e një armëpushimi, për shkak të mospërputhjes së kushteve, sërish përpjekjet e tyre tregojnë se mund të ketë një pauzë. Izraeli pranoi se mund të ketë një armëpushim të përkohshëm në këmbim të lirimit të pengjeve, ndërsa Hamasi shprehet se nuk do i lirojë pa një marrëveshje që sjell përfundimin e luftës në Gaza.

Holandë/ Mbi 300 aktivistë arrestohen sepse bllokuan autostradën në Amsterdam

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Plot 326 aktivistë të klimës, anëtarë të lëvizjes “Extinction Rebellion” u arrestuan nga autoritetet holandeze, për shkak se bllokuan autostradën A31 në Amsterdam. Aktualisht, 31 prej këtyre personave gjenden në paraburgim dhe do të hetohen.

Ata u arrestuan pranë spitalit “VUMC” dhe ish-selisë kryesore të bankës “ING” në Amsterdam. Pasi u larguan nga autostrada, 295 persona u lanë të lirë, ndërsa 31 të tjerë mbetën në paraburgim. Aktivistët protestojnë sepse kërkojnë që banka “ING” të ndalojë të gjitha financimet e industrisë së karburanteve fosile.

 

Të ngjashme