Lajme
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Demokracia
08:37 | 19 Janar 2024

Share:

Pakistani u kundërpërgjigjet sulmeve të IraniLajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pakistani u është përgjigjur sulmeve të Iranit me një sërë raketash, dy ditë pasi Irani e sulmoi, me pretendimin se kishte shënjestruar bazat e një grupi militant separatist sunit. Pakistani nga ana tjetër, tha se sulmet e shtetit kishin goditur “bazat e terroristëve”.

Mediat në Iran shkruan se tre gra dhe katër fëmijë gjetën vdekjen nga sulmet pakistaneze. Teherani në Pakistan u sulmua nga Irani me aludimin se në të ndodheshin grupe terroriste.

 

Lufta Rusi-Ukrainë: Rusia refuzon bisedimet me SHBA

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ditën e djeshme (18 janar 2024), Rusia u tha “jo” bisedimeve me SHBA, në të cilat do të diskutohej kontrolli i armëve. Arsyeja e refuzimit ishte mbështetja që SHBA ka treguar për Ukrainën, duke e furnizuar me armë dhe duke i dhënë paketa të shumta me ndihma ekonomike.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, u shpreh për gazetarët se Ëashingon kishte propozuar ndarjen e çështjeve të Ukrainës dhe rinisjen e bisedimeve për kontrollin e armëve, duke shtuar se ky sugjerim ishte i papranushëm për shtetin Rus, për shkak të mbështetjes që fuqia botërore i ka dhënë Ukrainës.

Papa Françesku flet për marrëdhëniet seksuale

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Françesku thotë se marrëdhëniet dhe kënaqësia seksuale është “dhuratë nga Zoti”, por duhet të “disiplinohet me durim”. Në fjalimin e tij në Vatikan, ai u shpreh kundër pornografisë, e cila sipas tij sjell “kënaqësi pa marrëdhënie” dhe mund të çojë individë në varësi ndaj saj.

Fjalimi është pjesë e një sërë predikimesh që flasin për veset dhe virtytet. Papa e vlerësoi epshin si një “djall” dhe u shpreh se është shkaktari i shkatërrimit të marrëdhënieve mes njerëzve.

 

Mbretëria e Bashkuar përballet me temperatura të ulëta

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Temperaturat e ulëta kanë prekur gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që në Skoci, temperaturat shënojnë -13 gradë Celsius. Meterologët kanë njoftuar se kjo mund të jetë mbrëmja më e ftohtë në 14 vitet e fundit.

Moti i vështirë dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe mbylljen e shkollave në Skoci dhe pjesën veriore të Anglisë. Udhëtimet janë ndaluar dhe këshillohet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur aksidentet nga ngrica dhe kontaktin me të ftohtin ekstrem.

Të ngjashme