Sport
Lajm shokues: Gazetarja largohet nga studioja në Katar pasi mori vesh se nëna iu kishte mbytur
Demokracia
15:25 | 24 Nëntor 2022

Share:

Nadija Nadim, komentuese e rrjetit televiziv britanik “ITV”, është larguar me urgjencë nga studioja televizive gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Tunizisë në Botërorin e Katarit, pasi në atë moment ka marrë vesh se iu kishte mbytur nëna, transmeton Demokracia.com.

Pas kësaj, ajo hyri në Instagram dhe u tha ndjekësve të saj se nëna e saj ishte goditur nga një kamion teksa po kthehej nga palestra dhe nuk kishte mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra.

Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si ndihem. Kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time dhe kjo ndodhi kaq papritur dhe pa pritur. Ajo ishte vetëm 57 vjeç. Ajo më dha jetën jo vetëm një herë, por dy herë dhe gjithçka që jam është falë saj. Kam humbur shtëpinë time dhe e di që asgjë nuk do të jetë më e njëjta. Jeta nuk është e drejtë dhe nuk e kuptoj pse ajo dhe pse në këtë mënyrë. Të dua dhe do të shihemi sërish”” – ka shkruar Nadija në Instagram. /Demokracia.com

Të ngjashme