AFC Fylde ka njoftuar për vdekjen e futbollistit të akademisë, Luke Benett pas një incidenti të frikshëm.
Një hetim policor është duke u zhvilluar dhe hetimet janë ende në fazën e hershme, por 17-vjeçari besohet se ka prekur një shtyllë elektrike derisa po tentonte ta merrte një top, shkruan Demokracia.com.
Shërbimet e urgjencës reaguan menjëherë pas ngjarjes që ndodhi më 6 mars në Runshaw Hall Lane në Euxton.
Megjithatë, adoleshenti vdiq në vendin e ngjarjes.
“Me pikëllim të thellë duhet të ndajmë lajmin tragjik se futbollisti i grupmoshave të reja të AFC Fylde, Luke Bennet ka vdekur në moshën 17-vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Ky lajm i së shtunës na ka lënë të shokuar dhe me zemër të thyer. E gjithë dashuria jonë shkon te familja dhe miqtë e Lukes në këtë moment të vështirë”, thuhet më tej. /Demokracia.com