Sport
Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, vdes në moshë të re ish-futbollisti i Superiores
Demokracia
21:14 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Ditë e trishtë për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti i Pogradecit, Spartak Elmazi është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare. 

Lojtari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për tre vite luftonte për jetën e tij, njoftojnë mediat shqiptare.

Një ngjarje mjaft e rëndë për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për familjen e sportistit.

Përgjatë karrierës së tij, Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh ku bie në sy Dinamo e Kamza.

Gjithashtu është aktivizuar dhe me Tomorin, Pogradecin dhe Kastriotin. Elmazi ka luajtur në Superiore. /Demokracia.com/

Të ngjashme