Lajme
Lajm i mirë për përfituesit e asistencës sociale
Demokracia
13:22 | 29 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Të gjithë përfituesit e asistencës sociale, nga nesër mund të marrin shumën e dyfishtë për tre muajt e premtuar.

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sekender Reçica, ka bërë të ditur se të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të mund të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale për tre muaj, ashtu edhe sikurse ishte premtuar, shkruan Demokracia.com.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Reçica ka bërë të ditur se që nga nesër në të gjitha pikat postare do të bëhet shpërndarja e pagesave dhe aty mund të tërhiqen mjetet.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Njoftim për familjet përfituese të asistencës sociale

Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021.

Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës.

Angazhimi ynë për t’iu dalur në ndihmë kategorive në nevojë nuk do të mungojë asnjëherë. /Demokracia.com/

Njoftim për familjet përfituese të asistencës sociale

Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do…

Posted by Skender Reçica 110 on E premte, 29 Janar 2021

Të ngjashme