Sport
Lajm i mirë për Munishin, Prishtinës në duel me Gjilanin i kthehet supermefushori që mungoi me Trepçën ‘89
Demokracia
11:26 | 05 Nëntor 2022

Share:

Prishtina pas barazimit befasues me Trepçën ’89 në mesjavë (2:2), sot ndeshet me Gjilanin në sfidën që luhet në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com

Bardhekaltrit në “Fadil Vokrri” nuk kanë alternativë tjetër veç fitores, kjo për ta mbajtur skuadrën me rivalët e kreut, por sigurisht iu duhet shumë punë pasi Gjilani është rival i madh.

Megjithatë një lajm i mirë për trajnerin Ismet Munishi është fakti se në këtë takim ka në dispozicion edhe mesfushorin Kushtrim Gashi.

Ai mungoi në takimin e mesjavës për shkak të kartonëve, kështu që sonte është i gatshëm ta ndihmojë ekipin në rikthimin te fitorja.

Prishtina është në pozitën e  tretë me 22 pikë, ndërsa Gjilani i katërti poashtu me 22 pikë por që ka një ndeshje më shumë.

Ndesha Prishtina – Gjilani nis nga ora 18:00. /Demokracia.com

photo by: @Shpend Ahmeti

Të ngjashme