Futbollisti shqiptar Amir Abrashi është kthyer në fushë pas dy muaj mungesë.
Mesfushori kuqezi që iu bashkua skuadrës së Baselit këtë edicion pas largimit nga Freiburgu u dëmtua në fund të janarit dhe vetëm dje është kthyer në fushë me ekipin zviceran.
Vaduz që ndodhet në zonën e rënies e mundi Baselin duke i hequr mundësinë kësaj të fundit të kapë zonën europiane. Mesfushori i Kombëtares nisi titullar në këtë ndeshje dhe qëndroi në fushë për 60 minuta, kohë në të cilën ndeshja ishte e barabartë dhe Bazel kishte gjetur golin e barazimit. Në fund, miqtë shënuan sërish dhe dolën me 3 pikë.
Futbollisti tjetër shqiptar Edon Zhegrova nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, madje nuk ishte as në bankën rezervë. /Demokracia.com