COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 37 °C
Diaspora
Lajm i mirë për mërgimtarët, Sllovenia merr këtë vendim
Demokracia
16:23 | 14 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

​Musliu: Në seancë u hap edhe fushata për zgjed... Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar debatin që po bëhe...

Qeveria sllovene mori këtë vendim pas një turbullimi dhe paralajmërimesh se zbatimi i “rregullit 3-G” do të çonte në kaos në pikat kufitare.

Rregulli 3-G” (dëshmia për vaksinim, Testi negativ ose kalimi i sëmundjes) nuk do të zbatohet për ata që kalojnë tranzit përmes Sllovenisë, shkruan orf.at.

Ky lajm i mirë vjen sot, vetëm një ditë pasi që, burime zyrtare, gjegjësishgt Ambasada e Sllovenisë në Bern dhanë njoftimin se “Regulli 3 G” vlente edhe për kalimtarët tranzit.

Sidoqoftë, qeveria sllovene ka vendosur sot që kalimtarët tranzit dhe trafiku ndërkombëtar i mallrave të lirohen nga detyrimi në fjalë deri më 15 gusht. Me fjalë të tjera, do të lejohet hyrja pa asnjë kufizim.

Me këtë vendim janë zgjatur përjashtimet e mëparshme për njerëzit në tranzit dhe transportin e mallrave.

Pas një turbullimi dhe paralajmërimesh se zbatimi i “rregullit 3-G” do të çonte në kaos në pikat kufitare, qeveria, në minutën e fundit vendosi që megjithatë të mbajë përjashtimet për të dy kategoritë e përmendura, përcjell albinfo.ch.

Qëndrimi në vend, jo më shumë se dymbëdhjetë orë

Kjo do të thotë që tranziti përmes Sllovenisë do të vazhdojë të jetë i lirë nga çdo kufizim.

Por, duhet theksuar në këtë rast, se udhëtarët duhet të largohen nga vendi përsëri jo më vonë se pas dymbëdhjetë orësh, transmeton albinfo.ch. Ata duhet të jenë në gjendje t’u provojnë autoriteteve se janë në të vërtetë në tranzit, thuhet në njoftimin qeveritar.

Të gjitha