Lajme
Lajm i mirë nga Evropa| Vendet që s’e njohin Kosovën i thanë “po” liberalizimit të vizave, ja si u votua?
Demokracia
14:51 | 09 Mars 2023

Share:

Këshilli Evropian, organi më i lartë i BE-së, i ka thënë sot “Po” unanimisht liberalizimit të vizave për kosovarët. 

Tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është publikuar komunikata ku konfirmohet përkrahja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përkrahja madje, siç duket është dhënë nga shumica ku sipas fotografisë së votave, vetëm Irlanda nuk ka marrë pjesë në votim.

Ndërkaq, të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse, po ashtu kanë votuar për.

“Këshilli sot e miratoi pozicionin e vet në lexim të parë për udhëtimin pa viza për ata që kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do t’u lejojnë mbajtësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në BE për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çfarëdo periudhe 180-ditore”, thuhet në njoftim.

Këshilli Evropian, në njoftim po ashtu ka konfirmuar se me shtyrjen e implementimit të Sistemit Evropian për Informata dhe Autorizim të Udhëtimit (ETIAS), nuk ndikohet hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave, që do të jetë më një janar 2024.

“Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të vlejë nga data, kur Sistemi Evropian për Informata dhe Autorizim të Udhëtimit të hyjë në funksion ose nga 1 janari i vitit 2024, cilado që vjen më herët”, thuhet në njoftim.

Ministrja e Suedisë për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës për harmonizimin e politikave të vizave me ato të BE-së.

Ajo këtë e ka deklaruar në Këshillin e Ministrave të mbajtur të enjten, teksa ka thënë se shpreson që bashkëpunimi me Kosovën të jetë i frytshëm, raporton Demokracia.com.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe harmonizimin e politikës së vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”, ka deklaruar ministrja suedeze.

Në komunikatën e Këshillit të BE-së, thuhet se “rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para”.

26 shtete të BE-së, sa ishin pjesëmarrëse në votim, i dhanë dritën e gjelbër në lexim të parë çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, këta janë hapat e ardhshëm deri në hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave

Të ngjashme