Auto&Tech
Lajm i mirë: ‘Netflix’ e njeh Kosovën si shtet
Demokracia
10:34 | 28 Prill 2021

Share:

Rrjeti më i madh ndërkombëtar i filmave “Netflix” ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kod telefonik në platofrmën e tyre.

Kjo vjen si rezultat i një peticioni të nisur nga Sovran Hoti, i cili përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se “Netflix” pas dy muajsh e dëgjoi këtë thirrje,

“Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.

Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë.

Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/sovran.hoti.1/posts/540943763558168

Të ngjashme