Lajme
Lajm i mirë: Lirohet nga spitali në Austri njëri prej personave që u lëndua në shpërthimin në Ferizaj
Demokracia
15:51 | 19 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori kosovar në Austri, Lulzim Pllana ka vizituar dy qytetarët nga Kosova që janë duke u trajtuar nsë spitalin e Gracit, pas shpërthimit që ndodhi muajin e kaluar në Ferizaj.

Ambasadori përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtarë në Facebook, ka thënë se njëri prej të lënduarve sot është liruar nga spitali, përcjell Demokracia.com.

“Falë kujdesit të madh dhe intensiv nga mjekët austriak, sot u lirua nga spitali njëri nga ta zt. Fidan Gashi të cilin e përcollëm për Kosovë. Qytetari tjeter pritet që të shërohet së shpejti dhe t’i bashkohet familjes.”, ka bërë të ditur Pllana.

Njoftimi i plotë:

Miqësia e vërtetë dëshmohet posaçërisht në ditë të vështira si këto.

Ambasadori Pllana ka vizituar dy qytetarët tanë në Spitalin e Gracit ku kanë qëndruar për shërim nga eksplozioni i ndodhur në Ferizaj.

Falë kujdesit të madh dhe intensiv nga mjekët austriak, sot u lirua nga spitali njëri nga ta zt. Fidan Gashi të cilin e përcollëm për Kosovë. Qytetari tjeter pritet që të shërohet së shpejti dhe t’i bashkohet familjes.

Falenderojmë përzemërsisht për koordinimin e palodhshëm të Ministrisë Federale të Austrisë për çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministrisë Federale të Mbrojtjes.

Për mbështetjen, kujdesin dhe komunikimin e vazhdueshëm, falenderojmë përzemërisht Spitalin e Gracit, mjektë Prof. Dr. Lars-Peter Kamolz dhe stafin e tij, Dr. Signe Buck dhe bashkëatdhetaren tonë për përkthimin Znj. Lindita Maxhuni të cilët kanë asistuar qytetarët tanë në cdo aspekt që nga pranimi i tyre./Demokracia.com/

Posted by Lulzim Pllana on Friday, February 19, 2021

Të ngjashme