Lajme
Lajm i mirë: ​Në katër spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19
Demokracia
14:13 | 10 Korrik 2021

Share:

Në spitalin e Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, nuk ka pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë

7 të konfirmuar pozitivë

5 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë./Demokracia.com/

Të ngjashme