Sport
Lajm i madh nga Anglia: Kjo ndeshje zhvillohet me tifozë
Demokracia
18:23 | 01 Prill 2021

Share:

Futbolli në Angli ka nisur të marrë lajme të mira. Pritjes së tifozëve për t’u kthyer në stadiume po i vije fundit.

Anglia ka zyrtarizur sot rikthimin e tifozëve në stadium. Ndeshja që do të shënojë rikthimin e tifozëve do të jetë ajo e “FA Cup” mes Leicester dhe Southampton, që do të luhet në stadiumin e “Wembley”-t.

Ndeshja i takon “FA Cup” dhe numri i tifozëve që do të lejohen në stadium do të jetë 4000.

Federata ka njoftuar se do të lejohen vetëm tifozët që banojnë në afërsi të stadiumit dhe jo ata që do t’i duhet të udhëtojnë, pasi nuk lejohet.

Edhe pse pritet të mos ketë shumë tifozë të dy ekipeve, me rëndësi është që do të shohim përsëri tifozë futbolli në shkallët e stadiumeve. /Demokracia.com

Të ngjashme