Sport
Lajm i madh: Kryeministri britanik jep datën kur kthehen tifozët në stadium
Demokracia
16:55 | 22 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë një lajm të madh sot për tifozët e futbollit në Angli, transmeton Demokracia.com.

Ai ka njoftuar se nga 17 maj do të lejohen tifozët t’i ndjekin ndeshjet e Premierligës.

Kështu tifozët e flaktë angleze do të kthehen në ngjarjet elitare sportive nga 17 maj. Fillimisht do të lejohen 10,000 tifozë në stadiume të mëdha, derisa lehtësimi i masave do të vazhdojë më kohë.

Duke folur për mediet angleze, kryeministri Johnson zbuloi planet për një kthim të kujdesshëm të mbështetësve për të marrë pjesë në ndeshjet e futbollit.

Udhërrëfyesi i qeverisë për lehtësimin e kufizimeve të masave përcakton katër hapa kryesorë. Dokumenti zbulon se tifozët do të kthehen në stadiume dhe arena të mbyllura nga 17 maj me numër të kufizuar ndërsa nga 21 qershori nuk do të ketë kufizime për tifozë. /Demokracia.com

Të ngjashme