Sport
Lajm i kobshëm: Vdes në moshën 19-vjeçare sportisja e njohur kroate
Demokracia
13:34 | 21 Qershor 2021

Share:

Shteti i Kroacisë dhe sporti kroat në përgjithësi ka marrë një lajm të kobshëm.

Hendbollistja e njohur, Ema Groznica ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare, njoftojnë mediat kroate, përcjell Demokracia.com.

Groznica ka vdekur pasi nuk i mbijetoi një sëmundje të rëndë e cila për kohë të shkurtër i mori jetën.

Lajmin për vdekjen e hendbollistes kroate e ka dhënë edhe klubi i saj Treshnjevka.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se lojtarja, shoqja jonë Ema Groznica vdiq pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Zoti i zgjedh engjëjt më të bukur për vete”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ema ishte studente në Fakultetin e Kineziologjisë në Zagreb. /Demokracia.com

 

Të ngjashme