Klubi i Futbollit Ballkani dhe qyteti i Suharekës në përgjithësi kanë marrë një lajm të kobshëm në këtë fillim vit.
Almir Kabashi, i riu suharekas dhe anëtari i tifogrupit “Xhebrailat” ka vdekur në moshë të re, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e tifogrupit suharekas në rrjetet sociale.
“Portokallezinjtë” e kujtojnë të ndjerin si djal shembullor dhe një tifoz të madh të Golden Eagle Yllit dhe Ballkanit, ndërsa i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë së të ndjerit.
“Viti 2022 për Xhebrailat nisi në mënyren më të keqe. Xhebrailat mbesin pa një tifoz të madh. Ngushëllime familjes Kabashi si dhe shoqërisë së Almirit. Do të kujtojmë gjithmonë si një djal shembull dhe një tifoz të madh të Yllit e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e tifozëve nga Suhareka në Facebook. /Demokracia.com/