Nuk ka Euro 2024 për Francesco Acerbi. Federata Italiane ka komunikuar se mbrojtësi i Interit nuk do të marrë pjesë në takimin e Covercianos për shkak të disa dhimbjeve në ijë dhe se trajneri Luciano Spalletti tashmë ka thërritur Federico Gatti.
Mbrojtësi i Juventus fillimisht u la jashtë listës me 30 lojtarë, por ai tashmë do të fillojë stërvitjen, dhe më pas do t’i bashkohet grupit.