Një lajm i keq ka ardhur për Zinedine Zidane dhe skuadrën madrilena përpara sfidës ndaj Liverpoolit.
Rafael Varan është infektuar me Koronavirus. Mbrojtësi francez i është nënshtruar testeve me tampon sot në mëngjes dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke humbur kështu një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit të klubit mbretëror.
Këtë lajm e ka publikuar vetë Reali i Madridit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË REALIT TË MADRIDIT –
“Real Madrid komunikon se, lojtari ynë Rafael Varan ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas kryerjes së testeve me tampon mëngjesin e sotëm”.
Ndeshja Real Madrid – Liverpool zhvillohet sot nga ora 21:00. /Demokracia.com