Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se “nuk e di” se a mund të ketë koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe se çfarë aranzhimesh mund të ketë, por se me propozimin e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit “ka marrë fund ajo punë” referuar propozimit të përfolur për Fatmir Limajn.
“Nuk mund të them as po, as jo, sepse nuk e dimë. Sepse nuk e di. Në momentin kur Haxhiu ka dalë propozim (për Kryetare të Kuvendit) kjo punë ka marrë fund”, tha Bajqinovci në “Kanal 10”
“Besoj që një koalicion me NISMËN, unë nuk e di, por mund të jetë ndarje e çështjeve dhe pozitave të ministrave. E jo Kryetar të Kuvendit. Se ajo na takon neve”, tha ai.