Sport
Lajm i keq për Belgjikën, De Bruyne nuk ia del, trajneri e zëvendëson me dy lojtarë
Demokracia
17:04 | 12 Qershor 2023

Share:

Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim në finalen e Champions League, duke humbur takimet e ardhshme me kombëtaren e Belgjikës.

Problemet muskulore ndikuan që mesfushori i avancuar të mos jetë gati për duelet ndaj Austrisë në shtëpi (17 qershor) dhe Estonisë në transfertë (20 qershor).

“Djajtë e Kuq” janë pjesë e grupit F të eliminatoreve të Euro 2024. Fushatë të cilën Belgjika e filloi me një fitore 0-3 në Suedi.

Ndërkohë, trajneri italo-gjerman, Domenico Tedesco ka vendosur të mbulojë me dy lojtarë të tjerë boshllëkun e krijuar nga mungesa e yllit të Manchester City.

37-vjeçari ka ftuar Aster Vranckx dhe Johan Bakayoko. Të cilët aktivizohen me Milanin në Serie A dhe PSV Eindhoven në Eredivisie.

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024