Sport
Lajm i keq për Bayern Munchen, De Ligt do të mungoj disa javë
Demokracia
12:18 | 02 Nëntor 2023

Share:

Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për Matthijs de Ligt. Siç raporton “Bild”, testet, të cilave iu nënshtrua ish-mbrojtësi i Juventusit në orët e fundit kanë nxjerrë në pah një dëmtim të ligamentit kruciat dhe kapsulës së gjurit të djathtë.

Holandezi i lindur në vitin 1999 u dëmtua në ndeshjen e djeshme të “DFB-Pokal” kundër Saarbrucken, skuadër që luan në kategorinë e tretë gjermane, duke u larguar nga fusha tashmë në minutën e 25-të.

Një dëmtim që kërkon të paktën 4 deri në 6 javë për t’u rikuperuar. Sikurse duket, humbja (dhe eliminimi) i bujshëm i Bayern Munich kundër Saarbrucken, nuk është i vetmi lajm hidhërues për Thomas Tuchel.

Trajneri i bavarezëve ka vënë menjëherë duart në kokë, një shenjë shqetësimi për gjendjen e gjurit të holandezit.

Të ngjashme