Sport
Lajm i keq, Brazili humbet yllin e sulmit për pjesën tjetër të Botërorit
Demokracia
13:24 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Gabriel Jesus do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës, pas dëmtimit që mori në gju në ndeshjen ndaj Kamerunit të premten, që u mbyll me fitoren 1-0 të kamerunasve.

Mediet braziliane bëjnë me dije se ai dëmtim do ta lërë sulmuesin jashtë fushës së blertë të paktën deri në janar.

Gabril Jesus pritet të rikthehet në “skenën’ e futbollit në janar me Arsenalin.

Kështu trajneri Tite do të duhet të bëjë për pjesën tjetër të Kupës së Botës, Katar 2022, pa një prej emrave kryesorë të skuadrës së tij.

Të ngjashme