Ish-futbollisti i Barcelonës, Francesc Rodriguez ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalunas përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, përcjell Demokracia.com.
“Ish-lojtari i Barçës Francesc Rodríguez, ka ndërruar jetë, një shembull i një njeriu që tregoi dashuri dhe besnikëri të madhe për FC Barcelona gjatë më shumë se gjashtë dekadave që ai ishte i lidhur me klubin si lojtar dhe trajner”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Barcelonës.
Francisco Rodríguez i njohur si “Rodri” luajti 236 ndeshje për ekipin e parë të Barçës ndërmjet viteve 1958 dhe 1966 dhe më vonë u bë pjesë e stafit stërvitor në klub.
Ngushëllime për vdekjen e “Rodri” ka shprehur edhe klubi rival i Barcelonës, Real Madridi./Demokracia.com/