Sport
Lajm i dhimbshëm, basketbollisti vdes nga kanceri në moshën 22-vjeçare
Demokracia
19:13 | 31 Maj 2022

Share:

Lajmi i hidhur vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një basketbollist i ri amerikan nga Universiteti i Uashingtonit, Justin Hardy, humbi jetën në moshën 22-vjeçare të dielën pasi ndihmoi ekipin e tij të siguronte një vend në finalen e turneut NCAA, duke luajtur me kancer në stomak, ndonëse ishte në fazën e fundit.

“Pas 13 muajsh duke treguar se çfarë do të thotë të jetosh me kancer, Justin ndërroi jetë i qetë gjatë mëngjesit”, shkroi në Twitter babai i tij Bob Hardy, transmeton Demokracia.com.

Për vdekjen e të riut foli edhe trajneri Pat Jackem, i cili theksoi se të gjithë në Universitet do të përpiqen ta mbajnë emrin e tij të gdhendur thellë dhe të mos harrohet.

“Ne kemi një përgjegjësi të madhe për të vazhduar dhe për të mbajtur kujtimin e pozitivitetit të tij të pabesueshëm, për të luftuar edhe më fort dhe me më shumë guxim se sa bëri Justin. Sipas fjalëve të tij – ‘Nëse doni të fitoni, thjesht më jepni topin”, tha trajneri i Uashingtonit./Demokracia.com/

Të ngjashme