Lajme
Lajçaku takon Nulandin: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog
Demokracia
20:22 | 20 Qershor 2023

Share:

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar Nënsekretaren amerikane të të Shtetit, Victoria Nuland.

Lajçak tha se me Nuland folën për situatën në veri dhe për mënyrën e daljes nga kriza.

“Ramë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Lajçak.

Kujtojmë se gjatë ditës, emisari special i ShBA-së Gabriel Escobar bashkë me ndërmjetësin Miroslav Lajçak, bënë thirrje që tre policët e kidnapuar të lirohen menjëherë nga autoritetet serbe, teksa thanë se secila palë që refuzon kthimin në dialog, do të ketë pasoja.

Të ngjashme