Lajme
Lajçaku njofton se u pajtua me Osmanin për të vazhduar me diskutimet | A i dha leje Kurti për këtë dakordim?
Demokracia
21:14 | 20 Shtator 2023

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar në Twitter çfarë ka biseduar me presidenten, Vjosa Osmani në New York.

Ai ka thënë se kanë rënë dakord me presidenten e Kosovës që të vazhdojnë diskutimet.

”Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi zhvillimet në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak, të mërkurën.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akzuuar rëndë Lajçakun.

Të ngjashme