Lajme
Lajçaku njofton ambasadorët për vizitën e tij në Kosovë, ka një mesazh për liderët politikë
Demokracia
13:12 | 03 Mars 2021

Share:

Emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak para nisjes për në Serbi ka takuar edhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë.

Lajçak me anë të një postimi në llogarin e tij në Twitter, ka thënë se me ambasadorët ka pajtueshmëri se dialogu ka një rëndësi jetike për Kosovën dhe për Serbinë, si dhe aspiratat e tyre në rrugën europiane, përcjell Demokracia.com

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar ai.

Kujtojë se Lajçak për tre ditë radhazi ka qëndruar në Kosovë, ka ka diskutuar për rifillimin e dialogut me Serbinë./Demokracia.com/

Të ngjashme