Lajme
Lajçaku e takon këshilltarin e Macronit disa ditë pasi vizituan Prishtinën, dalin detaje nga biseda
Demokracia
19:51 | 13 Shtator 2022

Share:

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Emmanuel Bonne, këshilltarin për politikë të jashtme të presidentit francez Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak është shprehur i lumtur që është takuar me Bonnen, i cili së fundmi ishte për vizitë edhe në Kosovë.

“Shumë i lumtur që u takova sot në Paris me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor për politikë të jashtme të presidentit Macron. Ne folëm për vizitën tone të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka falënderuar Bonnen për mbështetjen e forte në punën që bën rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Bonne së fundmi është angazhuar direkt nga shteti i Francës për të ndihmuar rreth një zgjidhje finale mes problemit të Kosovës e Serbisë.

Së bashku me Bonnen është angazhuar edhe gjermani Jens Plotner, i cili është angazhuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, në të njëjtën detyrë me Bonnen.

 

Të ngjashme