Lajme
Lajçak zbulon një detaj për udhërrëfyesin për energjinë që Qeveria e fshehu
Demokracia
10:36 | 29 Qershor 2022

Share:

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë se dialogu në nivelin e kryenegociatorëve është mjaft produktiv.

Në ditën e fundit të vizitës në Kosovë, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak në konferencën e mbajtur për media theksoi se marrëveshja për energjinë është një fakt që dialogu mes kryenegociatorëve është produktiv, raporton Demokracia.com.

Duke folur për këtë marrëveshje, përkatësisht për udhërrëfyesin e saj, Lajçak zbuloi se Kosova dhe Serbia qysh prej muajit nëntor kanë negociuar për të, fakt ky që nuk është përmendur asnjë herë nga pala kosovare.

“Kryenegociatorët, niveli i kryenegociatorëve është produktiv dhe dëshmia më e mirë është marrëveshja për energjinë sepse e kemi negociuar këtë marrëveshje që nga nëntori i vitit të kaluar. Dhe kemi një rezultat i cili me të vërtetë është mjaft substancial dhe material dhe po e ndryshon situatën pasi që thashë i kemi edhe disa dokumente të tjera në fazat e avancuara para finalizimit, por tani na duhet vendimi politik sa i përket kryenegociatorët dhe ekspertët rregullisht takohen”, theksoi Lajçak. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Lajçak: Asociacionit nuk mund t’i ikim, është çështje e ndjeshme por Serbia e sheh këtë si më të rëndësishmen

Të ngjashme