Lajme
Lajçak takon shefen e UNMIK-ut para raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Demokracia
20:58 | 30 Shtator 2022

Share:

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është pritur sot në takim nga emisari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Bruksel.

Lajcak në një postim në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se në këtë takim diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai tha se po ashtu e informoi Ziadeh për zhvillimet në dialog, përpara raportimit të ardhshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kam mirëpritur Caroline Ziadeh (UNMIK Kosova) sot në Bruksel. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë informova për gjendjen në Dialog përpara raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar ai.

Të ngjashme