Lajme
Lajçak takon edhe Bislimin, paralajmëron vizitë në Kosovë për ta nisur zbatimin e marrëveshjeve
Demokracia
23:32 | 28 Shkurt 2023

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas takimit të nivelit të lartë në Bruskel, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.

Lajçak në njoftimin e tij, ka paralajmëruar edhe një vizitë në Kosovë së shpejti, për t’i diskutuar modalitetet e implementimit të propozimit franko-gjerman, tashmë të pranuar nga Kosova dhe Serbia.

“Pasoi një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pas takimit të djeshëm për Dialogun. Duke planifikuar një vizitë në Kosovë së shpejti për t’i diskutuar modalitetet e implementimit”, ka shkruar ai.

Lajçak, ka bërë të ditur, se gjatë takimit me Bislimin e ka theksuar rëndësinë e pajtimit mbi aneksin e implementimit, për t’u siguruar se çdo gjë e dakorduar, do të zbatohet.

 

Të ngjashme